Ballina Aktualitet Lajme SOT FILLON GJYKIMI PËR 27 PRILLIN

SOT FILLON GJYKIMI PËR 27 PRILLIN

Sot, në Gjykatën Penale do të fillojë procedura e re për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar.

Prokuroria Themelore Publike në mars të këtij viti njoftoi se është ngritur aktakuzë kundër 30 personave, prej të cilëve 28 për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”, ndërsa dy për “ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale”.

Sipas Prokurorisë, aktakuzë është ngritur edhe ndaj tre personave pjesëtarë të strukturave të MPB-së, si dhe personave zyrtar.

Gjykata Penale më herët në procedurë të veçantë dënoi shtatë persona me gjithsej 82 vjet burg, për tentimvrasjen ndaj deputetit Ziadin Sela.

@tn.lajmelokale
@tetovanews