Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Në Maqedoni është detektuar mushkonja tigër

Në Maqedoni është detektuar mushkonja tigër

Në territorin e Republikës së Maqedonisë është detektuar mushkonjë
aziatike-tigër. Po bëhet lokalizim i gjithë territorit që të konfirmohet se ku është përhapur kjo
mushkonjë. Agjencia po zbaton programe plotësuese për konfirmim eventual se nëse kjo mushkonjë
ka bartur sëmundje tek kafshët, informoi në konferencën e sotme për shtyp drejtori i Agjencisë për
Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov, së bashku me epidemiologun nga Instituti për Shëndet
Publik dr. Zharko Karaxhovski, përcjell MIA

“Në pajtim me rezultatet që i kemi marrë, nuk ka konfirmim për ekzistimin e sëmundjeve të tilla dhe
nuk ekziston rrezik i tillë”, potencoi Atanasov.
Sipas informatave të Agjencisë, informoi ai, kjo lloj mushkonje për herë të parë është detektuar në
vitin 2016 vetën në rajonin e Bogdancit, ndërsa sivjet është përhapur edhe në disa komuna në
Shkup.

Shpjegoi se specifika e mushkonjës është që të shumohet dhe të jetojë në temperatura të caktuara
dhe në lartësi të caktuar mbidetare.
“Kurthet janë vendosur sivjet në thuajse gjithë Maqedoninë Lindore, dhe po vazhdohet në pjesën
tjetër të shtetit që të fitojmë fotografi të plotë për atë se nëse është përhapur edhe në rajonet e tjera”,tha Atanasov dhe shtoi se është formuar grup parandalues në të cilin midis anëtarëve të tjerë janëedhe ai dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe në bazë ditore shqyrtohen të gjithë informatat.

Epidemiologu nga Instituti për Shëndet Publik dr. Zharko Karaxhovski informoi se deri më sot nuk
është regjistruar asnjë rast i këtillë infeksioni, e as sëmundje nga ky lloj i mushkonjës në Republikën
e Maqedonisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews