Ballina Aktualitet Lajme Bilall Kasami niset për vizitë zyrtare në SHBA, takime të rëndësishme në...

Bilall Kasami niset për vizitë zyrtare në SHBA, takime të rëndësishme në Kongres e DASH

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami niset nesër për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Vizita në SHBA e kryetarit të Lëvizjes BESA përfshin disa takime të rëndësishme me organizma dhe përfaqësues të shtetit amerikan si dhe me ata të komunitetit shqiptar.

Më 28 nëntor do të ketë takime në Departamentin e Shtetit dhe në Kongresin Amerikan, ku vlen të potencohet takimi me kongresmenin demokrat, mikun e shqiptarëve, Eliot Engel.

Në kuadër të kësaj vizite në SHBA, kryetari i Lëvizjes Besa më 29 nëntor do të qëndrojë në Çikago, ku do të ketë gjithashtu takime me zyrtarë, kongresmenë të njohur dhe aktivistë të diasporës shqiptare, transmeton Tetova News.

Në qendër të diskutimeve të Bilall Kasamit me zyrtarët e SHBA do të jetë situata aktuale politike në Maqedoni, ku në Kuvend vazhdon debati për ndryshimet kushtetuese. L.ëvizja Besa ka propozuar amandamentet e saj, me të cilat kërkohet që edhe shqiptarët të jenë si bartës të shtetësisë së Maqedonisë dhe plotësisht të barabartë me maqedonasit.

Vizita e kryetarit te Lëvizjes Besa në SHBA është organizuar nga Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni e drejtuar nga Xhevat Prespa.

@tn.lajmelokale
@tetovanews