Ballina Aktualitet Lajme Pas një jave prapa grilave, Mijallkov të martën në Gjykatë

Pas një jave prapa grilave, Mijallkov të martën në Gjykatë

Pas pothuajse një jave prapa grilave, të martën ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, nga burgu hetues “Shkupi” duhet të sillet në Gjykatën Penale. Për ditën e martë është caktuar seancë gjyqësore për rastin e PSP-së “Titanik 2” në lidhje me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Në lëndën “Titanik 2” akuzohet kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov dhe ish anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vlatko Stojkovski dhe Sasho Srcev.

Sipas “bombave” të publikuara nga LSDM-ja, të cilat u pranuan si dëshmi në procedurën gjyqësore, Mijallkov dhe Thaçi kishin arritur marrëveshje për votat e anëtarëve të KSHZ-së në lidhje me kundërshtimet e paraqitura në KSHZ.

Paraburgimi 30-ditor i Mijallkovit ishte caktuar të mërkurën, për akuzat në rastin “Target dhe Fortesa”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews