Ballina Aktualitet Lajme Kasami dhe Sela ia mësyjnë Amerikës

Kasami dhe Sela ia mësyjnë Amerikës

Lëvizja Besa është subjekti i vetëm shqiptar që dorëzoi propozim amendamente deri tek Qeveria e Maqedonisë, që në ndryshimet kushtetuese që pritet te bëhen ditëve në vijim, të përfshihen edhe kërkesat e shqiptarëve të Maqedonisë.

Edhe pse nga ASH nuk ka patur të dorëzuara propozim amendamente në Qeveri, ajo i ka mbështetur të njejtat kërkesa përmes deklarimeve publike që kanë qenë identike me kërkesat e e Lëvizjes Besa.

LDSHM-ja e cila vepron në Amerikë, si gjithnjë e përkushtuar për të mbështetur çështjen shqiptare, edhe kësaj radhe ka mbeshtetur kërkesat e opozitës shqiptare në Maqedoni, duke ndërmarrë hapa konkretë për sensibilizimin e mërgatës shqiptare në Amerikë si dhe duke hapur çështjen shqiptare në Departamentin e Shtetit.


Gjate qëndrimit në SHBA, liderët e opozitës shqiptare do të takojnë miq të shumtë amerikanë, kongresmenë, senatorë si dhe mërgatën shqiptare.

Lexo edhe:

Bilall Kasami niset për vizitë zyrtare në SHBA, takime të rëndësishme në Kongres e DASH

ZIADIN SELA KA UDHËTUAR DREJT SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

@tn.lajmelokale
@tetovanews