Ballina Aktualitet Kultura Piktori shqiptar nga New Yorku flet për risitë e artit modern (VIDEO)

Piktori shqiptar nga New Yorku flet për risitë e artit modern (VIDEO)

Zinni Veshi është një emër fare pak i njohur në Kosovë, por mbrapa tij, gjejmë një nga piktorët më autentikë shqiptarë të kohëve të sotme.

Kjo mbase dhe për faktin që ka 25 vjet që ai jeton në New York, ku punon në një nga studiot më të mëdha amerikane të artit.

Sidoqoftë, Veshi ka vizituar për të parën herë Kosovën, si i ftuar në emisionin CODEX në KTV.

Në intervistën gjysmë orëshe të dhënë për këtë emision, piktori Veshi ka folur për artin si ndjesi, përmes veprave të filozofit francez Gilles Deleuze “Francis Bacon: The Logic of Sensation” dhe “Ç’është filozofia?” – ky i bashkëshkruar me Felix Guatari.

Gjithashtu, Veshi ka folur për risitë e artit modern teksa ka shpjeguar librin me skenare dokumentarësh “The Shock of the New” të kritikut të madh të artit Robert Hughes.

Në CODEX Zinni Veshi ka shpjeguar dhe një nga pikturat e tij më të arrira, “Tre në metro”, një tablo e bërë me vajë në kanavacë, ku Veshi ka pikturuar tre njerëz në metro, të cilët i ka zënë gjumi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews