Një shqiptar nga Kosova, 32-vjeçar, kishte marrë lejen e qendrimit pasi jetonte me bashkëshorten e tij në Zvicër prej 5 vitesh. Por, kur një lejeqëndrim të pakufizuar që iu dha me vështirësi, çifti u nda, njofton Albinfo.ch.
Shqiptari u martua me një tjetër grua nga Kosova, e cila ka një fëmijë katërvjeçar, që lindi dyshimet tek autoritetet se mund të bëhej fjalë për një martesë fiktive, pasi bashkëshortja e tij vinte nga Kosova. Prandaj, Zyra e Migrimit e Zyrihut dyshoi se i akuzuari kishte zhvilluar një marrëdhënie paralele dhe ai ishte babai i fëmijës. Këtë mund ta vërtetonte testi i ADN-së.
Shqiptari e pranoi testin, por nëna e fëmijës çuditërish refuzoi. Autoritetet ia konfiskuan lejenqëndrimin, e refuzuan të qëndrojë në Zvicër dhe ia hodhën poshtë kërkesën për bashkim familjar, për gruan dhe vajzën.
Testi qe vendimtar për të vërtetuar pretendimet, por edhe t`i hishte poshtë ato, prandaj qe e pakuptueshme përse gruaja e refuzoi atë.








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





