Ballina Aktualitet Opinione 8 deputetët e VMRO-së i kryen pazaret, çka 20 deputetët shqiptarë ?!

8 deputetët e VMRO-së i kryen pazaret, çka 20 deputetët shqiptarë ?!

8 deputetët e VMRO-së të akuzuar si terroristë për Rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë në ngjarjet e 27 prillit sot janë bërë faktorë në Kuvendin e Maqedonisë, se sa 20 deputetët e partive shqiptare, kështu vlerëson gazetari dhe oppinionisti, Naser Pajaziti, duke komentuar zhvillmet politike në vend rreth ndryshimeve Kushtetuese.

“Ata i plotësuan dhe po i plotësojnë kërkesat e tyre. Sipas lajmeve të fundit pazari është kryer edhe për lirimin e padronit të tyre Sasho Mijallkov, i cili gjatë orëve në vijim do të dal nga burgu i Shutkës, ndërsa më pas mund edhe të lirohet përmes ndryshimit dhe plotësimit të Kodit Penal, që disa lëndë të Prokurorisë Speciale do të shpallen të vjetëruara. Pra pikërisht kryeideatori i dyshuar për rastin e Kumanovës. Ndërsa vlen të diskutohet se çfarë pazare kanë arritur partitë shqiptare, duke filluar nga Ligji për gjuhët, që ende po mbahet peng…?!”, thekson Pajaziti.

Artikulli paraprak(VIDEO) Koncert i Elitës 5 në Shkup
Artikulli tjetërAnalistët, kundër zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni