Ballina Argëtim Andi Ismaili nga Forina e Gostivarit shënon sukses të madh në Kampionatin...

Andi Ismaili nga Forina e Gostivarit shënon sukses të madh në Kampionatin Botëror të Vallëzimit Modern (FOTO+VIDEO)

10-vjeçari Andi Ismaili nga Forina e Gostivari ka zënë vendin e pestë në Kampionatin Botëror të Vallëzimit Modern që u mbajt këto ditë në Poloni. Andi u rendit në mesin e më të mirëve, në një konkurrencë të madhe të garuesve nga shumë vende të botës, transmeton Tetova News

Në Kampionatin Ndërkombëtar të baletit modern në Poloni morën pjesë kërcimtarë nga 25 vende, si nga Republika Çeke, SHBA, Italia, Japonia, Meksika, Suedia etj.

Garat e kërcimit u organizuan nga Federata polake e kërcimit.
Për të talentuarin Andi, i cili është anëtar i iDance Studio nga Gostivari, ky është njëri nga sukseset e arritura në fushën e kërcimit.

Përndryshe, gjatë këtyre 13 vjetve që Maqedonia merr pjesë në këto gara, suksesi më i madh ka qenë vendi i 21. U desh që të merr pjesë djaloshi i talentuar nga Forina e Gostivarit që të menjherë të arrihet vendi i pestë në botë./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews