Avokati i Shtetit po përgatit padi kundër gjithë atyre që kanë marrë pjesë në inskenimin e rastit “Sopoti” dhe të njëjtit, do t’i obligojë që t’i paguajnë paratë që do t’i harxhojë shteti për dëmshpërblim të sopotasve të pafajshëm. Siç mëson TV Shenja nga burime brenda zyrës së Avokatit të Shtetit, Fehmi Stafa, në bazë të detyrës zyrtare, do të ngrejë padi kundër gjykatësve, prokurorit, si dhe agjentëve të DSK-së për të cilët dyshohet se janë të përfshirë në inskenimin e rastit “Sopoti”.
“Avokati i Shtetit është i obliguar që të mbrojë interesat e Republikës së Maqedonisë, ndërsa gjykatësi i rastit “Sopoti” ka sjellë aktvendim i cili është i gabuar, me çka ka dëmtuar shtetin. Për të njëjtën vepër do të paditet edhe prokurori i rastit, si dhe pesë agjentë të DSK-së, të cilët gjithashtu janë të përfshirë në rastin “Sopoti””, thonë burime për Televizionin Shenja.
Paraprakisht, Avokati i Shtetit Fehmi Stafa, ka arritur marrëveshje për dëmshpërblim me palën mbrojtëse të banorëve të Sopotit të cilët u dënuan padrejtësisht. Sipas procedurave përkatëse, marrëveshja është dërguar në Qeveri, ku duhet të merret vendimi përfundimtar. Ende nuk është saktësuar shuma e dëmshpërblimit, por nga negociatat e deritanishme të Avokatit me familjarët, parimisht është arritur marrëveshje për dëmshpërblim prej 5 mijë e 500 denarësh, për një ditë të kaluar në burg, ose mbi 1,3 milion euro. Shuma fillestare që e kërkonin sopotasit ishte 2,5 milionë euro.
Dënimin me burg e vuajtën Sulejman Sulejmani, i cili tani është në moshë tejet të shtyrë, Samet Lutfiu, Hasan Klaiqi, Shaban Limani dhe Zenel Klaiqi, ndërsa njëri nga të akuzuarit, Samet Limani, nuk arriti që të pres përfundimin e procesit gjyqësor pasi ndërroi jetë. Sopotasve iu hap rruga për të kërkuar dëshmpërblim pas vendimit të muajit mars me të cilin Prokuroria Speciale tërhoqi akuzën pasi vlerësoi se personat e akuzuar janë të pafajshëm dhe ata tashmë janë gjurmëve të autorit të vërtetë të këtij rasti. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA
https://youtu.be/mylWez_tV0M
- Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit (gusht 2026)
- DËMET E MANDATIT TË DYTË TË DONALD TRUMPIT
- HUNGARIA NË PIKËN KRITIKE: NIVELI I ULËT I DANUBIT KËRCËNON MBYLLJEN E PLOTË TË CENTRALIT BËRTHAMOR TË PAKSIT
- Gara e re teknologjike e Luftës së Re të Ftohtë: Përballja mes SHBA-së dhe Kinës për inteligjencën artificiale
- NGA MODELET QË THYEJNË KUFIZIMET TE LUFTA PËR SUPERINTELIGJENCËN – IA HYRI NË FAZËN E SAJ MË TË RREZIKSHME














