Ballina Aktualitet Lajme Gjorçev: Amnisti të plotë për 27 prillin pa kushtëzime dhe shantazhe politik

Gjorçev: Amnisti të plotë për 27 prillin pa kushtëzime dhe shantazhe politik

Për paralajmërimet e sotme për Propozim-ligjin për amnisti, deputeti i VMRO-DPMNE-së opozitare, Vllatko Gjorçev deklaroi se qëndrimi i tyre është parimor dhe se duhet të ketë amnisti të plotë për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

VMRO-DPMNE-ja nuk merr pjesë në punën e këtij trupi, sepse, sipas tij, bëhet fjalë për pazarllëqe politike lidhur me emrin kushtetues Republika e Maqedonisë.

“Qëndrimi ynë është parimor dhe kjo është se duhet të ketë amnisti për tërë ngjarjen që të mos ketë kushtëzime politike, shantazhe dhe peripeci dhe tërë atë që e kemi tani pas dyerve të mbyllura. dhe si duket ndodhin punë joparimore dhe se ka gjithçka, shumë politikë, shumë pazarllëqe, përveç të drejtës”, tha Gjorçev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Nuk u përgjigj nëse kjo parti do të parashtrojë amendamente të draft amendamenteve të Kushtetutës dhe përsëriti se pozita e VMRO-DPMNE-së është se Maqedonia duhet ta mbajë emrin kushtetues, se nuk duhet të ketë ndryshim të Kushtetutës.

Artikulli paraprakProtesta e Tiranës pritet të transferohet në Maqedoni. Studentët gati: “Jo tallje me shqiptarët”
Artikulli tjetërSoni Malaj në festivalin e RTSH-së me një këngë autobiografike dhe një mesazh të fortë