Ballina Argëtim Soni Malaj në festivalin e RTSH-së me një këngë autobiografike dhe një...

Soni Malaj në festivalin e RTSH-së me një këngë autobiografike dhe një mesazh të fortë

Diva është rikthyer sërish në skenë!
Më e fortë dhe më e plotësuar se kurrë në çdo dimension të jetës së saj. Soni Malaj, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, por prej disa kohësh edhe për atë europian, është një prej protagonisteve kryesore në Festivalin e 57-të të RTSH-së.

“Më e fortë”, quhet kënga me të cilën ajo do të ngrejë peshë zemrat e spektatorëve në sallë, por edhe atyre që do e ndjekin përmes ekranit. Hiti ka rezultuar një sukses absolut deri tani dhe për këtë flasin shifrat, që e rendisin në një nga pretendentet kryesore për të fituar trofeun e këtij edicioni të festivalit të RTSH-së.

“Më e fortë” është kompozim i Irkenc Hykës dhe vetë Sonit, teksti Big Basta dhe Petro Xhori. Dhe e kontaktuar nga Class në lidhje me këtë këngë të re, por me një mesazh shumë të ndjerë dhe kuptimplotë që shprehet në tekst, por edhe në muzikë, këngëtarja u shpreh hapur:

“Është një këngë autobiografike, por unë jua kushtoj të gjithë atyre që jeta i ka rrëzuar shumë herë dhe janë ngritur në këmbë me po të njëjtën forcë. Kanë vazhduar në rrugën e suksesit me besim në vete, me besim në Zot ,me talent e dinjitet, pa kompromise të pista. Kënga ka në qendër femrën e sotme që nuk është thjesht një femër e brishtë, por një luftarake në sfidat e jetës, një titane”, përfundon ajo.

Dhe me siguri në këtë këngë, do të gjejnë veten shumë vajza që jeta i ka sprovuar, por që sot janë më të forta se kurrë!

@tn.lajmelokale
@tetovanews