Ballina Aktualitet Lajme NDËRPRITET MËSIMI NË ÇAIR DHE NË BUTEL, SHKAK MUNGESA E NGROHJES (VIDEO)

NDËRPRITET MËSIMI NË ÇAIR DHE NË BUTEL, SHKAK MUNGESA E NGROHJES (VIDEO)

Një pjesë e nxënësve të Çairit dhe Butelit sot nuk po ndjekin mësimin për shkak se Ngrohtorja Shkup – Veri i ka çkyçur 4 shkolla nga sistemi i ngrohjes.

“Dera e kësaj shkolle është e mbyllur. Edhe pse sot është ditë e hënë dhe nxënësit do të duhej që të ishin në bankat shkollore për ta ndjekur mësimin, kjo gjë nuk ka ndodhur. Shkolla fillore ‘7 Marsi’ është vetëm njëra prej shkollave të komunës së Çairit dhe Butelit, ku nuk po zhvillohet mësimi. Kjo përshkak të problemit me ngrohtoren Shkup Veri”.

Problemi me ngrohtoren Shkup-Veri, po vazhdon. Sot është dita e tretë, që banorët e komunës së Çairit dhe Butelit janë çkyqur përsëri nga sistemi. Problemi kësaj radhë i ka prekur edhe shkollat e këtyre dy komunave. Një natë më parë, komuna e Çairit përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social facebook, lajmëroi prindët që fëmijët të cilët ndjekin mësimet në shkollat Ismail Qemali, Vasil Gllavinov dhe 7 Marsi, të mos i dërgojnë ata në shkollë.

Nga Komuna e Çairit shprehen bindshëm se problemi nuk qëndron tek ata, pasi janë duke e rrespektuar marrëveshjen dhe borxhin mujor po e pagujnë në kohë. Siç njoftoi zëdhënësi Kushtrim Alla gjatë ditës së sotme do e paguajnë, këstin për muajin dhjetor. Por, nga ngrohtorja sipas zëdhënësit Alla tani po kërkojnë që pagesa të bëhet në javë dhe jo në muaj, sipas marrëveshjes që më herët e kanë pasur.

Kushtrim Alla, zëdhënës i Komunës së Çairit
“Problemi me nxemjen qëndrore qëndron në faktin se ngrohtorja Shkup Veri, është në krizë të thellë financiare. Burimi i problemit është në faktin se nga ngrohtorja, janë çkyqur një numër i madh i qytetarëve, për asrye të tarifës së shtrenjtë, të cilën kjo ngrohtore e ka ofruar për vite me radhë… Është tendencioze që faji për këtë krize në ngrohtore t’i ngjitet komunës, pasi që kjo komunë në bazë të marrëveshjes së arritur me ngrohtoren, me kohë po i realizon të gjitha detyrimet pagesore që i ka ndaj ngrohtores”.

Nga Komuna e Çairit sigurojnë se nxënësit do të jenë të informuar brenda ditës, në qoftë se mësimi nuk do të zhillohet edhe në ditët në vazhdim.

Kryetari i komunës së Butelit Velimir Smilevski, bënë të ditur se komuna që ai e drejton nuk posedon asnjë borxh ndaj ngrohtores, ndërsa thotë se situata është shumë alarmante dhe për këtë është njoftuar edhe kryeministri.

Velimir Smilevski, kryetar i Komunes së Butelit
“Presim gjithë ditës se çfar do të ndodh sepse puna është serioze, Ngrohtorja si duket do të falimentoj dhe zhvillimet i presim gjatë ditës, për ta ditur saktë se çfar do të ndodh nesër. Situata është alarmante, është informuar edhe Qeveria dhe kryeministri, pra tashmë po zhvillohen bisedime në instanca më të larta. Shoqata e qytetit ‘Gazi i Qytetit të Shkupit’, ka takime të vazhdueshme edhe me Gama edhe me Mak Petroll”.

Ndërkaq Ngrohtorja Shkup-Veri, nuk dëshiron që të prononcohet për opinionin pasi që sipas tyre situata ende është status quo dhe se po zhvillojnë takime të vazhdueshme me kompaninë Makpetrol Prom-gas.

Furnizuesit e ngrohtores Shkup-Veri kanë pasur problem me ngrohjen edhe javën që lamë pas, edhe atë për tre ditë kanë qenë të çkyqur nga sistemi. Emine Ismaili /SHENJA/

https://youtu.be/xTB9PzoPCLg

@tn.lajmelokale
@tetovanews