Ballina Aktualitet Lajme Njoftim i rëndësishëm nga Komuna e Zhelinës

Njoftim i rëndësishëm nga Komuna e Zhelinës

Komuna e Zhelinës ju njofton se në bazë të nenit 2, paragrafi 1 i ,,Ligjit për ndyshim dhe plotësim të Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje” (,,Gazeta zyrtare e RM-së“ nr.190/2017), #afati_i_fundit për dorëzim të Kërkesave, të kompletuara me Elaborate Gjeodezike, skadon më datë 31.12.2018, dhe pas kësaj date, çdo kërkesë që nuk do të kompletohet me elaborat gjeodezik, do të #refuzohet në përputhshmëri me Ligjin për legalizim të objekteve pa leje.
Andaj, Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, që deri në fund të këtij muaji, të dorëzojnë kërkesat bashkë me Elaboratin Gjeodezik për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje.

Komuna e Zhelinës,
Kryetar, Blerim Sejdiu

@tn.lajmelokale
@tetovanews