Ballina Lajme Nxënësit në Maqedoni fillojnë pushimin dimëror, mësimi rifillon më 21 janar

Nxënësit në Maqedoni fillojnë pushimin dimëror, mësimi rifillon më 21 janar

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Sot të gjithë nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore në Maqedoni kanë filluar pushimin dimëror, i cili do të zgjasë tre javë.

Nxënësit në bankat shkollore do të kthehen më 21 janar, kur edhe fillon gjysmë vjetori i dytë për vitin shkollor 2018/2019.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka paralajmëruar reforma në arsim, duke njoftuar se nga fillimi i vitit tjetër shkollor do të ulet numri i orëve mësimore.

Ministria e Arsimit gjithashtu ka njoftuar se do të futet një lloj i arsimit të dyfishtë në arsimin e mesëm profesional, në të cilin siç kanë thënë nuk duhet të trajtohet si një edukim që nuk të dërgon në fakultet./Telegrafi/