Ballina Argëtim “By*a ime po përgatitet për Grammy”, e refuzojnë për shkak të përmasave,...

“By*a ime po përgatitet për Grammy”, e refuzojnë për shkak të përmasave, këngëtarja shqiptare u kthehet stilistëve: Shkoni në djall

Bebe Rexha është ndjerë e inatosur me stilistët, pasi këta të fundit janë shprehur se nuk mund t’i qepnin dot një fustan pasi ka përmasa shumë të mëdha.

Stilistë të ndryshëm dhe shumë të njohur kanë refuzuar që t’i qepin një fustan këngëtares me origjinë shqiptare për shkak të përmasave të saj trupore. E irrituar Bebe Rexha ka publikuar një video në rrjetet scoiale ku shprehet se pavarësisht komenteve të tyre, ajo do të përgatitet për t’u shfaqur në tapetin e kuq të “Grammy Aëards”.

“Më falni por duhet të shprehem. Nëse nuk ju pëlqen stili im apo muzika ime kjo është një gjë. Por nuk mund të thoni se nuk mund të vishni dikë pasi nuk ka përmasat e një modeleje pasarelash dhe kjo është e papranueshme! Ne e duam trupin tonë, jemi të bukura çfarëdo mase që jemi.

Artistët sigurisht qëkur kanë evente të rëndësishme shkojnë dhe takohen me dizenjuesit për veshjen e tapetit të kuq. Edhe stafi im e ka bërë diçka të tillë dhe dizenjuesit janë shprehur se nuk mund të më vishnin për shkak të përmasave të mija. Unë nuk i dua fustanet tuaja dhe nuk dua ti vesh. Shkoni në djall! Dhe by*a ime po përgatitet të shkojë në Grammy,”- përfundon Rexha. Ylli me origjinë shqiptare është e nominuar në 2 kategori, si artistja më e mirë dhe si bashkëpunimi ‘country’ më i mirë.

https://youtu.be/tdGcD_pxQl4

@tn.lajmelokale
@tetovanews