Ballina Aktualitet Lajme Doktor Durmishi akuzon Selën, ja çka i shkruan

Doktor Durmishi akuzon Selën, ja çka i shkruan

Nafi Durmishi

Dëgjuam me vëmendje deklaratën e z.Ziadin Sela, i cili kërkoi doreheqjen e Ministrit të Arsimit,z.Arbër Ademi. I nderuar z.Sela sa për informatë në komunen e Çashkës, pikërisht në pushtetin lokal, janë këshilltarët tuaj në koalicion me LSDM dhe kryetari i këshillit komunal është po nga partia juaj.

I njëjti problem është dhe ne shumë vendbanime tjera në këte komunë, edhe pse ato janë banorë të përkohshëm (të cilët me vetëdëshirë i dërgojnë fëmijet e tyre që të ndjekin atë shkollë në atë gjuhë) në ato vendbanime dhe nuk kanë adresë të përhershme aty ku banojnë.

Së dyti do ishte mirë të kërkoni llogari nga kryetari i këshillit komunal i cili eshte nga ju dhe të dhe të kërkoni llogari nga përsona qe ju ju keni dhënë besimin për veprimtari pozitive, por të mos harrojmë se aspak nuk ju intereson për këto vendbanime si Lider i një partie, sepse asnjëherë nuk i keni vizituar dhe ndoshta as nuk e dini ku ndodhen këto vendbanime, ngase duhet ta keni përjetuar shëtitjen në këto vise dhe të dëgjosh hallet e këtyre njerëzve, që janë “vrima e fundit e kavallit”.

Do t’ju ishim mirënjohës nëse në vend të deklaratae dhe fjalëve boshe të merreni me këte problem dhe ta zgjidhni, por e di se as këte se bëni, edhe pse ishit pjesë e përgjegjësis në pushtetin Qëndror, ikët nga përgjegjësia e jo të merreni me një problem lokal të një vendi që as nuk e keni idenë se ku ndodhet”, shkruan kështu Durmishi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews