Ballina Aktualitet Statutet e universiteteve s’janë në pajtim me ligjin, Ministria e Arsimit hesht...

Statutet e universiteteve s’janë në pajtim me ligjin, Ministria e Arsimit hesht për shkeljet (VIDEO)

Edhe kur kanë kaluar më shumë se tetë muaj nga ndryshimi i ligjit për arsim të lartë, universitetet në vend vazhdojnë të funksionojnë sipas ligjit të vjetër. Statutet e tyre kanë ngecur të pamiratuara në Kuvend.

“Komisioni për arsim në Kuvend disa herë pa sqarime ka anuluar seancën në të cilën do të duhet të miratoheshin statutet e universiteteve publike. Siç duket, universitetet kanë refuyuar që të zbatojnë në statutet e tyre ndryshimet në ligjin për arsimin e lartë.”

Jozyrtarisht mësojmë se universitetet ngurojnë të aplikojnë ndryshime në dispozitat që kanë të bëjnë me autonominë e universiteteve dhe reduktimin e kompetencave të rektorëve. Komisioni për arsim në Kuvend nuk do të mund të miratojë statutet deri sa ata të përmirësohen duke respektuar rekomandimet dhe vërejtjet që janë dhënë nga Qeveria për secilin prej tyre. Të premten, në Komision është miratuar vetëm statuti i Universitetit Goce Dellçev, Shtip në fazë të dytë, dhe “Shën Apostoll Pavle” nga Ohri në fazë të parë. Megjithatë, me vonesat disamujore është shkelur ligji për Arsim të Lartë. Kjo nënkupton se universitetet funksionojnë mbi dispozita të skaduara të cilat më nuk janë në fuqi.

Ligji për Arsim të Lartë (i miratuar 02.05.2018)

(1) Universitetet ekzistuese dhe njësitë në përbërjen e tyre dhe institucionet e pavarura të arsimit të lartë … në afat prej 3 muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Ligji do të harmonizojnë punën e tyre, do t’i miratojnë statutet dhe aktet tjera të përgjithshme të përcaktuara me këtë ligj.
(2) Statutet dhe aktet tjera të përgjithshme të institucioneve të arsimit të lartë të miratuara para hyrjes në fuqi të këtij Ligji, shfuqizohen pas skadimit të afatit për harmonizim me dispozitat e këtij ligji, në afatin e përcaktuar në paragrafin (1) të këtij neni.

Alsat kërkoi sqarime në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për të mësuar se cilat janë kompetencat e këtij institucioni në këtë rast dhe masat ndëshkuese ndaj universiteteve. Nga atje, nuk morëm asnjë sqarim.

Fatlume Dervishi

@tn.lajmelokale
@tetovanews