Ballina Aktualitet Shqipëri Zbulohet plani i studentëve të ngujuar: Larg nesh këlyshët e tyre, Rama...

Zbulohet plani i studentëve të ngujuar: Larg nesh këlyshët e tyre, Rama të mos guxojë të…(VIDEO)

Pas rreth një orë mbledhjeje mes studentëve në ambientet e Fakultetit Ekonomik, në një deklaratë për mediat ata janë shprehur se do të vazhdojnë bojkotin e mësimit si dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar në Fakultet.

Më herët në këtë fakultet, studentëve të ngujuar prej tre ditësh, u janë bashkuar edhe rreth 200 studentë të tjerë për të bërë një mbledhje e për të vendosur se çfarë do të behët me protestën e tyre, e cila tashmë është kthyer në grevë urie.
Studentët janë shprehur njëzëri se nuk do të futen në mësim dhe kërkojnë që kryeministri Edi Rama të plotësojë të gjitha kërkesat e tyre të parashtruara që në fillim të muajit dhjetor, e këtë duhet ta bëjë me ligj, pasi ata shprehen se nëse nuk miratohen me ligj, nuk kanë besim.

“Ligji për arsimin e lartë duhet rrëzuar, Universiteti është i yni dhe tani do të ngujohemi të gjithë. Partitë politike t’i mbajnë larg këlyshët e tyre. Rama të mos guxojë të cënojë kauzën tonë. U bëjmë ftesë edhe pegadodëve të na bashkohen. Ngujimi do të jetë pa afat”, janë shprehur studentët.

@tn.lajmelokale
@tetovanews