Ballina Aktualitet Lajme A ka gisht në zgjedhjen e baxhanakut në Antikorrupsion, ja çka thotë...

A ka gisht në zgjedhjen e baxhanakut në Antikorrupsion, ja çka thotë Xhaferi (VIDEO)

I pyetur për zgjedhjen e baxhanakut të tij, Nuri Bajrami për anëtar të antikorupsionit, kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se përbërja e re është zgjedhur në përputhje me ligjin dhe se nuk ka konflikt interesi. Zgjedhja sipas tij ka qenë gjithëpërfshirëse.

“Nuk kam ndikim në zgjedhjen e tij. Në përzgjedhje ishin përfshirë deputetë, mediat, përfaqësues të Qeverisë, Avokatit të Popullit, ndërsa në procesin e verifikimit dhe intervistave edhe kandidat nga Akademia e Shkencave dhe Arteve”, theksoi Xhaferi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews