Ballina Argëtim Binjaket më të famshme që ndajnë të njëjtin burrë: Ai ka vëmendje...

Binjaket më të famshme që ndajnë të njëjtin burrë: Ai ka vëmendje të dyfishtë (FOTO)

Ato janë tashmë binjaket më të njohura në botë, pasi ndajnë të njëjtin burrë. Lucy dhe Anna nga Australia prej 8 vitesh bashkëjetojnë me Ben Byrne dhe kanë treguar se ndajnë të njëjtin krevat. Madje bëjnë dashuri të tre dhe nuk ndahen nga njëri-tjetri.

“Ne flemë një krevat të madh, rreth 20 centimetër më të madh se ata normal. Ben qëndron më mes. Nuk ka xhelozi në marrëdhënien tonë. Nëse Ben puth Annën, do të më puthë edhe mua”, tha Lucy.

“Ben na pranon kështu si jemi dhe nuk e ka problem që ne veshim të njëjtat rroba dhe që duam të jemi bashkë. Nuk ka rëndësi. Ben shijon dashuri të dyfishtë dhe ka vëmendje të dyfishtë”, shtoi motra tjetër.

Këto deklarata ato i bënë në emisionin komik “Hughesy, We Have a Problem” në Australi. Binjaket duan të martohen me këtë burrë, por i pengon ligji australian që nuk lejon poligaminë. Ato madje duan të mbeten shtatzënë njëkohësisht. /tvklan.al

Artikulli paraprak“Skllavi” shqiptar në Angli (emri)
Artikulli tjetërNë zgjedhjet presidenciale do të garojnë 44 kandidatë