Ballina Aktualitet Shqipëri E mbyll apo jo Rama mandatin e dytë?, Salianji befason me përgjigjen

E mbyll apo jo Rama mandatin e dytë?, Salianji befason me përgjigjen

Demokrati Ervin Salianji ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk do ta mbyllë dot këtë mandat. Ai sugjeron që të ritestohen partitë me zgjedhje, por si fillim duhet një qeveri teknike.

“E mbyll të plotë Rama këtë mandat?”, ishte pyetja e afishuar në “Zonë e Lirë”, ndaj së cilës ai iu përgjigj se: “Është ilegjitim dhe nuk e përfundon dot se e ka mandatin të vjetër. Është në situatë të keqe ekonomike. Rama gjithçka ka bërë në mandatin e dytë ka ngrënë një nga një të gjithë njerëzit politikë sepse të gjithë kanë përfunduar në skandale. Duke qenë se po ha edhe bijtë e vet, ka plasur një luftë brenda që dhe socialistët nuk e duan. Të gjitha këto i çojnë qytetarët në nxjerrjen në shesh.
Në një moment kur opozita nuk është në parlament dhe është në mes të qytetarëve, do vij shpërthimi i valvulës (parlamenti), ky shpërthim do plaset në Kryeministri. Tani ne nuk e mbajmë dot më revoltën qytetare. Paradoksalisht dhe Edi Rama sot pranon sot që zgjedhjet nuk janë legjitime, se tha që Kryemadhi ka vjedhur vota. Këtu të gjithë pranojnë që janë vjedhur zgjedhjet dhe nëse ato janë vjedhur, atëherë hajde ritestohemi… krijojmë një qeveri tranzitore, të bëjmë reformë zgjedhore dhe të ritestohemi të gjitha partitë politike. Rama nuk do mbylli dot mandatin e dytë, kështu që s’ka si ta marrë një të tretë”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews