Ballina Aktualitet Lajme Imuniteti i Veljanovskit, Kuvendi mblidhet në orën 21:00

Imuniteti i Veljanovskit, Kuvendi mblidhet në orën 21:00

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, pas dilemës disa orësh, ka caktuar për në ora 21 seancën plenare në të cilën do të diskutohet për imunitetin e deputetit të VMRO-DPMNE-së Trajko Veljanovski. Gjatë ditës mes partive u diskutua nëse ka ose jo bazë në rregullore për thirrjen e seancës meqë paraprakisht Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit kishte votuar me 4 vota për dhe 4 kundër heqjes së imunitetit të Veljanovskit.

Në seancën e Komisionit gjatë votimit mungoi deputeti i BDI-së Agim Shaqiri, siç u tha, për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore. Kuvendi duhet të vendosë nëse do ti marrë mandatin Veljanovskit i cili gjykohet për dhunën në Kuvend më 27 prill, gjatë kryesimit me seancën konstituive si ish-krye-parlamentar.

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg

@tn.lajmelokale
@tetovanews