Ballina Lajme ‘Kemi falimentuar’, fermerët në Berat ngrihen në protestë (VIDEO)

‘Kemi falimentuar’, fermerët në Berat ngrihen në protestë (VIDEO)

Në një kohë që na ndajnë pak ditë nga protesta e paralajmëruar e 16 shkurtit, opozita e bashkuar ka organizuar një tjetër protestë në Urën Vajgurore, Berat. Kësaj proteste i janë bashkuar edhe fermerët e zonës. Me pankarta në duar dhe thirrje antiqeveritare, ata shpallin falimentimin e tyre.

Shumë prej fermerëve për të treguar indinjatën për mospërkrahjen e tyre, kanë zgjedhur të hedhin edhe prodhimet e tyre në rrugë në shenjë proteste.

“Kemi falimentuar qeveria ka rënë poshtë”, shprehen fermerët.

Tetova News në YouTube: