Ballina Top Lajm Ja se si punojnë shqiptari, serbi dhe hungarezi në Zvicër (VIDEO)

Ja se si punojnë shqiptari, serbi dhe hungarezi në Zvicër (VIDEO)

Në brigjet e Liqenit të Cyrihut, tashmë disa vite janë duke ndarë kafshatën e bukës një shqiptar, një serb dhe një hungarez.

Në të vërtetë, Sllavisha Markoviç nga Serbia, për bashkëpunëtorë ka përzgjedhur persona të zellshëm e të ndershëm, e jo për nga kombësia apo prej nga kanë ardhur. Ai thotë se nuk është penduar, shkruajnë mediat serbe, përcjell Shtegu.com.

Ermin Ramadani nga Prizreni, në këtë kanton ndër më të pasurit në Zvicër, kishte ardhur në kërkim të një kafshate buke. Para katër vitesh, ai kishte kaluar një rrugë me përplot pengesa në kërkim të punës.

“E pranova, pasi llogarita se është punëtor i zellshëm e i ndershëm dhe gjithçka po funksionon si është më së miri.”, thotë Sllavisha, i kënaqur që gjithçka po shkon në rregull.

Një rrëfim të ngjashëm e ka edhe hungarezi Danijel Sabo. As në ëndërr nuk ekishte parë se bashkëpunëtorë më të afërt të tij do të jenë një serb dhe një shqiptar, informon Shtegu.com.

“Asnjëherë në jetu nuk e kisha ëndërruar që do të jem koleg me njërin dhe me tjetrin. Merremei vesh shumë mirë”, pohon Danijeli duke shtuar: “Si kolegë funksionojmë shkëlqyeshëm, vetëm se për drekë ai nuk ha mish derri, ndërsa unë nuk e ha ushqimin e tij. Vetëm ky është dallimi, asgjë tjetër”.

Aktualisht, ata po pajisin objektet më luksoze në fqinjësinë e Federerit dhe Schumacherit.

https://youtu.be/n0aiRVR0DB0

@tn.lajmelokale
@tetovanews