Ballina Aktualitet Lajme NATO i hap derën Maqedonisë së Veriut

NATO i hap derën Maqedonisë së Veriut

Maqedonia do të nënshkruajë protokollin për pranimin në NATO më 6 shkurt. Lajmi është bërë i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përmes një postimi në tuiter.

“Më 6 shkurt ne do të shkruajmë histori. Aleatët e NATO-s do të nënshkruajnë protokollin e anëtarësimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar ai.

Ky vendim vjen pasi Maqedonia dhe Greqia ratifikuan marrëveshjen mbi ndryshimin emrit dhe njohjen e saj si Republika e Maqedonisë së Veriut, duke i dhënë fund një konflikti të vjetër me Greqinë, për faktin, që një province veriore e saj veriore kishte po të njëjtin emër.

Një zyrtar i NATO-s, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP, se pas nënshkrimit të protokollit të pranimit “procesi i pranimit të Maqedonisë në NATO do të dërgohet në kryeqytetet e 29 aleatëve, ku ky protokoll duhet të ratifikohet sipas procedurave shtetërore të këtyre shteteve”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews