Pronari i kompanisë “Durmo Turs”, Durmish Beluli, në një deklaratë për televizionin “24 Vesti” thotë se autobusi i cili është rrotulluar ku humbën jetën 14 persona ka qenë teknikisht mirë, por thotë se shoferi e ka humbur kontrollin ndaj vetvetes, njofton Portalb.mk.
Ai në deklaratë thotë se të punësuarit në kompani janë dëgjuar në telefon me shoferin dhe ai për ata i ka zbuluar arsyet e fatkeqësisë, gjegjësisht se e ka humbur kontrollin ndaj vetvetes derisa e ka drejtuar autobusin.
“Personi përgjegjës në “Durmo Turs” ka kontaktuar me shoferin pas aksidentit. Ai ka thënë se ka qenë në vetëdije dhe se e ka humbur kontrollin, në pyetjen e dytë nëse e ka humbur kontrollin ndaj autobusit ose ndaj vetvetes, shoferi ka thënë se e ka humbur ndaj vetvetes. Sipas të gjitha gjasave për shkaqe shëndetësore. Autobusi ka lëvizur rreth 200 metra, nuk ka as shenja të frenimit as reagim të vozitësit”, thotë Beluli.
Ai ka shtuar se ndjen përgjegjësi morale dhe se e ndanë dhimbjen bashkë me familjen e viktimave.
“Ata ishin anëtarë të familjes sonë, me vite kanë udhëtuar me ne. Në Gostivar me të gjithë njihemi. Thellë na vjen keq, jemi të tronditur dhe në shok”, thotë pronari i kompanisë.
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg
- DOSJE | 6 tetori që ndryshoi gjithçka në Kosovë: Specialja, protestat dhe zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente
- “Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën
- “Marilyn Monroe e Mardinit” në Turqi dënohet me 15 muaj burg për një postim në rrjetet sociale
- Albin Kurti: E votojmë ligjin të parin nëse PDK-ja na garanton votën për Konjufcën ose Rushitin
- Erdoğan: Inteligjenca artificiale po e zvogëlon rolin e njeriut në procesin akademik










![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)



