Ballina Aktualitet Lajme Sot në mëngjes janë arrestuar ish-ministra dhe ish-zëvendësministra në Maqedoni

Sot në mëngjes janë arrestuar ish-ministra dhe ish-zëvendësministra në Maqedoni

Katër ish-ministra dhe ish-zëvendësministra të bujqësisë sot në mëngjes janë ndaluar nga policia lidhur me hetimet të lidhura me keqpërdorimin e ndihmës bujqësore dhe dhënien e tokës shtetërore bujqësore, konfirmuan nga Telma për Prokurorinë Publike, përcjellë INA.

Në aksionin e njësisë për krim të organizuar të MPB-së janë bëhet e ditur se janë ndaluar ish-ministrat Aco Spasenovski dhe Mihail Cvetkovski si dhe ish-zëvendësministra. I katërti i dyshuar sipas Telma është ish-ministri Lupco Dimovski, që aktualisht është deputet dhe është në kërkim. Të dyshuarit janë dërguar për marrje në pyetje në gjykatë.

Artikulli paraprakA iu ndalua familjes Berisha hyrja në SHBA? Reagon Amerika
Artikulli tjetërFOTOT e rralla të një Shqipërie që nuk është më: Nga punët e rënda në rafineri, te çeliku i partisë, minierat dhe vendi… “më i lumtur në botë”