Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Sot rreth orës 15 nga burimet policore është raportuar për një person që ka humbur jetën në vendin e punës në Rrugën e Londrës (“Londonska”) në Shkup, në një objekt në ndërtim, raporton gazeta Koha. Bëhet fjalë për personin Mahir Abazi, 33 vjeçar nga f.Çellopek i Tetovës, i cili ishte angazhuar në vendin e punës para tre ditëve.
Derisa ka tentuar të ngarkojë armaturë hekuri në një “kran”
, armatura e cila ka qenë e lidhur vetëm për njërën anë dhe është ngritur në lartësi prej 2 metrave, është shkëputur dhe ka rënë mbi fatkeqin. Dëshmitar i rastit ka qenë edhe vozitësi i “kranit”. Me urdhrin e Prokurorit publik, trupi është dorëzuar për autopsi.
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg

- Qendrat e të dhënave përballen me një regjim të ri gjithëpërfshirës për furnizimin me energji elektrike
- Përparimi i OpenAI-t në matematikë paralajmëron ndryshime edhe në fusha të tjera
- Një “fole spiunësh” rusë zbulohet në Paris, paralajmërimi i CIA-s në Moskë nuk dha rezultat
- Çmimi Nobel në Kimi u jepet francezit Henri Kagan dhe japonezit Kenso Soai
- “Franca po përballet me një krizë identiteti të paprecedentë”: analiza e Gilles Kepel














