Ballina Aktualitet Lajme Tetovë, nisin hetimet për shkollën e Xhepçishtit

Tetovë, nisin hetimet për shkollën e Xhepçishtit

Ka filluar hetimi i ndërtimit të shkollës fillore “Skënderbeu” të fshatit Xhepçishtë, e cila, nuk posedon asnjë dokument për pranimin teknik të objektit por as dokumentacion përcjellës mbi projektin dhe realizimin e tij, raporton Alsat M.

Përveç hetimit do të bëhet edhe analiza e objektit për të parë se në çfarë gjendje është dhe nëse duhet apo jo të ndërpritet procesi mësimor.

Në lidhje me këtë objekt, unë nuk kam hasur në ndonjë dokumentacion sa i përket objektit të fillores Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Xhepçisht.

Fillimisht është angazhuar një ekspert ligjor që edhe gjatë ditës së sotme ka bërë analizat e duhura dhe jemi në pritje të raportit të ekspertit ligjor, dhe nga raporti do e njoftojmë edhe ministrinë për arsim dhe shkencë dhe do kërkohet të veprohet në bazë të raportit të ekspertizës ligjore – tha Ahmed Qazimi, përgjegjës për arsim në komunën e Tetovës.

Ekipi i televizionit Alsat tentoi të marr prononcim edhe nga drejtori i Shkollës, Naim Kurtishi, por ai refuzoi të del para kamerave. Kurtishi ia ndaloi edhe përgjegjësit të shkollës Imri Abdylamiti, të prononcohet. Abdylamiti prapa kamerave pranoi se dokumente për pranimin teknik të shkollës dhe dokumente përcjellëse, nuk ka as në arkivin e shkollës.

Përgjegjësisë i shmanget edhe firma e cila e ka ndërtuar objektin e kësaj shkolle, Euro Projekt nga Tetova. Shkolla fillore Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka filluar të ndërtohet në vitin 2002 dhe ky ndërtim ka zgjatur plot dhjetë vite dhe është përcjellë me shumë probleme. Nxënësit që ndjekin mësimin në këtë shkollë çdo ditë përballen me rreziqe të shumta, uji pikon nga të gjitha anët në çati, madje edhe nëpër llambat elektrike.

Bashkim Sulejmani – Alsat M

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JshjBUeWdYd_F2VWWHqmgoo

@tn.lajmelokale
@tetovanews