Ballina Diaspora Zhduket 13-vjeçarja shqiptare në Britani

Zhduket 13-vjeçarja shqiptare në Britani

Autoritetet britanike janë vënë në kërkim të një adoleshenteje shqiptare 13 vjeç, e cila është zhdukur që prej të premtes në Herst.

Ata i kanë kërkuar ndihmë publikut për të gjetur një grua, e cila ndihmoi nënën e Megi Bukacit para se vajza e re të zhdukej.

Sipas policisë, nëna shqiptare ishte me dy fëmijët, djalin dhe vajzën, kur i kërkoi gruas misterioze se si t’i drejtohej stacionit më të afërt policor.

Kjo e fundit i shoqëroi të tre shqiptarët në stacionin policor të Saint Albans. Kur nëna dha alarmin se vajza ishte zhdukur, gruaja ishte larguar kështu që oficerët nuk mundën ta merrnin në pyetje.

The Sun shkruan se 13-vjeçarja Megi Bukaci është rreth 150 centimetra e gjatë, me flokë të gjatë dhe sy ngjyrë kafe. Herën e fundit që është parë kishte veshur xhinse të zeza, xhaketë blu dhe një palë vathë ngjyrë të argjendtë. Gjithashtu adoleshentja shqiptare ka një shenjë pranë syrit të djathtë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews