Ballina Argëtim Showbiz Aktorja e njohur ndërron partner, ndahet nga i fejuari për një aktor...

Aktorja e njohur ndërron partner, ndahet nga i fejuari për një aktor tjetër

Emma Roberts ka bërë disa ndryshime në jetën sentimentale.

Aktorja është ndarë nga i fejuari Evan Peters dhe ka nisur një histori të re dashurie me kolegun e saj, Garrett Hedlund, shkruan “UsWeekly”.

“Garret dhe Emma kanë qenë miq, por tani janë një cift prej disa javës”, tha burimi. Ndër të tjera, shtoi se i ka parë aktorët duke ecur me duar të kapura në një lagje të Los Anxhelosit.

Ndarja e Emmës me Evan nuk është dicka e habitshme. Gjithcka u mbyll me mirëkuptim dhe mbeten ende miq.

34-vjecari Garrett njihet për historinë e tij me Kirsten Dunst dhe për rolet në filmat si “Country Strong” dhe “Tron: Legacy”.

Ndërsa tani po punon për filmin “Triple Frontier”, ku do të marrin pjesë dhe Ben Affleck me Charlie Hunnam.

Artikulli paraprakPortret i Merlin Monroe, biondja që dinte shumë!
Artikulli tjetërPresidenti Erdogan: Masakra në Zelandën e Re nuk ka lidhje me krishtërimin