Ballina Kronika Ra në kovë me ujë të valuar, djali 11 muajsh pësoi djegie...

Ra në kovë me ujë të valuar, djali 11 muajsh pësoi djegie të rënda (FOTO)

Një djalë 11 muajsh pësoi djegie në 80% të trupit, pasi ra në një kovë me ujë të valuar. Doktorët po luftojnë që të shpëtojnë jetën e vogëlushit, Daniil Chenenko nga Ukraina. Imazhet tregojnë fëmijën e fashuar.

Incidenti mendohet të ketë ndodhur kur Daniil do të bënte dush. Nëna e tij, Tetyana Chernenko kishte marrë një kovë me ujë të valuar dhe e kishte lënë në dysheme, pranë një tavoline.

Ajo planifikoi të bashkonte pak ujë të ngrohtë me të ftohtë për të birin. Në atë moment, Daniil po luante pranë tavolinës dhe ra në kovë kur e ëma nuk e kishte mendjen. Tetyana Chernenko është në spital me djalin e saj. Raportet thonë se ajo nuk ka qenë në gjendje të falë veten për atë që ka ndodhur.

Policia po e trajton rastin si një aksident.

@tn.lajmelokale
@tetovanews