Ballina Top Lajm Reportazhi i ZDF: Shqipëria thellësisht e ndarë, zemërimi i protestuesve po rritet...

Reportazhi i ZDF: Shqipëria thellësisht e ndarë, zemërimi i protestuesve po rritet (VIDEO)

‘Zemërimi i tyre rritet nga protesta në protestë,’ thekson gazetarja e ZDF.

Ajo ka intervistuar edhe kreun e PD, Lulzim Basha. ‘Kryeministri Rama kontrollon qeverinë, parlamentin, drejtësinë dhe median. Ështe një autokrat i korruptuar. Nën sundimin e tij, Shqipëria është kthyer në eksportuesin më të madh të drogës’.

Sipas gazetares gjermane, ‘skandali i fundit tregon mesa duket anëtarët e qeverisjes duke blerë vota për të manipuluar zgjedhjet’. Demonstruesit kërkojnë largimin e qeverisë, shton ajo.

Protestuesja Zylyha Bitri thotë se i ka dy djemtë të papunë, të ardhurat nuk mjaftojnë për të jetuar. ‘Gjatë viteve të fundit janë rritur taksat, çmimi i naftës është dyfishuar, Çmimi i dritave është rritur’, thotë Zyliha Bitri, pronare e një kafeneje …

Kryeministri Rama ka pak mirëkuptim për protestën, thuhet në kronikë. Ai mohon çdo diskutim për zgjedhje të reja. ‘Mandati nuk është llotari’ thotë ai.

Tetova News në YouTube:

Edhe kjo protestë përfundoi me përplasje. Shqipëria është thellësisht e ndarë, thekson gazetarja.