Ballina Kronika Tronditet Gostivari: Tre persona përdhunojnë një fëmijë

Tronditet Gostivari: Tre persona përdhunojnë një fëmijë

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit parashtroi aktakuzë kundër tre personave që në mars dhe në korrik të vitit 2018 kanë përdhunuar një fëmijë, duke bërë kështu vepra penale për të cilat ekziston dënim me burg prej të paktën 12 vitesh. Prokurori kompetent publik nga PTHP -ja e Gostivarit së bashku me aktakuzën në Gjykatën Themelore të Gostivarit parashtroi propozim për vazhdimin e masës së arrestit për të akuzuarit.

Siç është cituar në njoftimin e Prokurorisë Publike, i akuzuari i parë ngarkohet me vepër penale Abuzim seksual ndaj një fëmije që nuk ka mbushur 14-vjeç. Ai në mars të vitit 2018 duke lëvizur me makinë e ka takuar fëmijën në rrugë dhe me forcë e ka futur në automjet. Më pas e ka çuar në një vend të vetmuar ku edhe ka kryer dhunë seksuale ndaj fëmijës-viktimës, të cilës pas kryerjes së veprës i ka dhënë kompensim financiar.

I akuzuari i dytë në korrik të vitit 2018 i ofroi para fëmijës-viktimë, duke e çuar në shtëpinë e tij ku edhe ka bërë abuzimin seksual. Gjatë muajve të ardhshëm i akuzuari i dytë i ka ofruar para fëmijës që të realizojë kontakte me të përmes rrjeteve sociale më qëllim realizimin e marrëdhënieve seksuale me persona të tjerë, ndërsa për këtë ka kërkuar që fëmija të kërkojë para dhe ta njoftojë atë. Për shkak të asaj që ka bërë, i dyshuari i dytë përveç Abuzimit seksual me fëmijë që nuk ka mbushur 14 vjeç, ngarkohet edhe për vepër penale Ndërmjetësim në kryerjen e prostitucionit.

I akuzuari i tretë, i cili ndiqet për vazhdimësinë e kryerjes së veprës penale – ka abuzuar seksualisht disa herë me fëmijën – viktimë. Në aktakuzë ky person ngarkohet për vepër të kryer penale në vazhdimësi Abuzim seksual ndaj një fëmije që nuk ka mbushur 14-vjeç, shtohet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

@tn.lajmelokale
@tetovanews