Ballina Aktualitet ASH për rastin e Musliut: BDI është hipokrite, të dorëhiqet Bujar Osmani

ASH për rastin e Musliut: BDI është hipokrite, të dorëhiqet Bujar Osmani

Aleanca për Shqiptarët përmes një komunikate ka reaguar lidhur me debatet e fundit lidhur me zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë së Zbulimit.
“Arsyetimi i Bujar Osmanit dhe BDI-së se z. Eroll Musli i zgjedhur në krye të Agjensionit per kunderzbulim qenka i përfshirë në ngjarjet e Kumanovës dhe se derisa nuk përfundojnë hetimet për atë ngjarje nuk duhet të zgjidhet paraqet hipokrizi per vet faktin qe pikerisht vete kreu i BDI ka qen i ftuar te deshmoj per lagjen e trimave dhe i njejti nuk eshte paraqit si deshmitar. Sic duket BDI seshte e interesuar qe te zbardhet e verteta per kte ngjarje.
Lind pyetja pse?

I rikujtojmë Bujar Osmanit dhe gjithë shqiptarëve se si të përfshirë në rastin e Lagjes së Trimave, nga dëshmitë e shumta, por edhe nga vetë deklarimet e tyre, kanë qënë edhe Ali Ahmeti, Artan Grubi dhe Sadulla Duraku.

Ne kendveshtrimin e BDI ngjarja e Kumanoves duhej te ndodh per nevoja te politikes ditore dhe po per keto nevoja e shfrytezon edhe sot per politika ditore.

Mos harroni se ne seancen e fundit te gjykates se apelit per keto ngjarje lideri juaj u apostrofua direkt nga te akuzuarit per ndodhite ne Kumanove si organizator bashk me Nikolla Gruevskin”, nënvizon ASH.

Sipas saj, deklaratat skandaloze të BDI qe dalin nga goja e Bujar Osmanit nuk janë të pakta.
”Deklaratë të tillë të turpshme, ky njeri dha edhe pas rastit të montuar “Monstra” (deklarimi per Haki Azirin), ku edhe pasi doli se ka thënë fjalë të pavërteta nuk mbajti përgjegjësi. Përkundrazi, është shpërblyer duke e shëtitur nga njëra pozitë në tjetrën. Si njeri i dyshuar nga Prokuroria Speciale për krime financiare (lenda Pacienti), si njeri pa kredibilitet dhe avanturist në veprimet e tij politike, vlerësojmë se Bujar Osmani duhet urgjentisht të shkarkohet nga çdo pozicion publik. Ky është momenti që i pari i Qeverisë të dëshmojë se vërtetë është për reforma rrënjësore në sistem.”, thekson ASH. (INA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews