Ballina Aktualitet Maqedoni e Veriut, beteja e mandateve

Maqedoni e Veriut, beteja e mandateve

Një nga udhëheqësit e Revolucionit laraman të Maqedonisë, frymëzim i shumë luftëtarëve për demokraci, përfaqësues i shoqërisë civile dhe “buldozer” i protestës, mjeshtri i ceremonialit të simfonisë për ngjyrosjen e ndërtesave të institucioneve të korruptuara të Maqedonisë, ai i cili pas rrënimit të regjimit 11-vjeçar, të VMRO-DPMNE djathtiste, u bë deputet i Lidhjes social demokrate të Maqedonisë, Pavle Bogoevski, ka dhënë dorëheqje për arsye morale.

Mandati i tij si deputet do të përfundojë, siç paralajmëroi vetë, kur të përfundojë votimi për revokimin e mandatit të deputetit të arratisur nga drejtësia, liderit autokratik të diktaturës të Maqedonisë, ai i cili i frenoi mediat dhe e varrosi gazetarinë, i cili i falsifikoi zgjedhjet dhe i cili haptazi i sulmoi organizatat e shoqërisë civile, ish-kryeministri dhe presidenti i nderit i VMRO-DPMNE, të dënuarit Nikolla Gruevski.

Mediat në Maqedoni nuk i kushtuan vëmendje të madhe lidhshmërisë së ngushtë mes dorëheqjes së Bogoevskit dhe mosmarrjes përgjegjësi për veprimet e veta nga Gruevski, i cili edhe nga Budapesti fuqishëm është kapur për mbrojtjen që e ka si deputet dhe pagën shtetërore, për të cilën i përdorë të gjitha mjetet e lejuara dhe të palejuara.

Seks, drogë dhe video kaseta

Rreth dy javë më parë, më saktë më 14.05.2019, në rrjetin social rus “VKontakte” (përndryshe kopje ruse e “Fesjbukut”), profili i me pseudonimin “Ilija Gromovnik”, publikoi audio të një bisede telefonike, në të cilën mund të dëgjohet vetëm njëra anë e bisedës. Në audio, që mes tjerash, tani është shlyer, një zë i mashkullit, me gjasë duket duke folur në telefon thotë diçka në stilin: më përgatit gjysmë …. për dy mijë e gjysmë … po në shtëpi. Titullin të cilin “Gromovnik” e ka vënë në postim ishte “Pajo i dehur dru porosit kokainë”.

Vlen të përmendet se pozita gjeografike që e ka zgjedhur “Ilija Gromovnik”, në profilin e tij, deri para pak kohësh ishte Budapest, Hungari (ku banon i arratisuri Gruevski). Para disa ditësh është bërë ndryshim i lokacionit të profilit dhe tani është Shkupi.

Ditën e nesërme, më 15.05.2019, Bogoevski, përmes një postimi në Fejsbuk, konfirmoi se zëri në incizim është zërin e tij, por mohoi se kishte porositur kokainë, por vaj të kanabisit. Lidhur me incizimin, në një nga komentet ai vë në dukje se kjo është një ngjarje që ka ndodhur disa muaj më parë dhe se në momentin kur e ka realizuar atë bisedë ka qenë në taksi dhe dyshon se incizimin e ka bërë vozitësi i taksisë.

Në një stuhi reagimesh në rrjetet sociale, media, por edhe gjatë thirrjeve për linçim dhe gjueti shtrigash, rrallë kush e vuri në pah se lidhja e drejtpërdrejtë midis Pavles dhe Nikollës është se Bogoevski është kryetar i komisionit parlamentar për çështje të mandatit dhe imunitetit, komision vendimtar për revokimin e mandatit të ish-kryeministrit. Prandaj, në fakt përfitim më të madh, nga publikimi i këtij incizimi dhe skandali që pasoi s’ka askush tjetër përveç se i arratisuri Gruevski. Ai ende është në listën e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, për çka merr pagë, ndonëse sipas kushtetutës, për mungesë të pajustifikuar prej më shumë se 6 muaj, deputetit i ndërpritet mandati. Por, që mandati t’i revokohet edhe zyrtarisht në Kuvend duhet të votojnë dy të tretat e deputetëve.

Kush e përqafon, e kush ik nga përgjegjësia?

Nuk është fare e rastit që Pavle njoftimin, për dorëheqjen e tij, vendosi të bëj pikërisht në fillim të seancës së Komisionit për çështje të rregullores dhe të mandatit e imunitetit, në të cilën pika e vetme e rendit të ditës ishte revokimi i mandatit të Gruevskit.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, në një përpjekje të dëshpëruar në minutën e fundit për të shtyrë revokimin e mandatit të Gruevskit, kërkuan që para se të diskutohet për kryetarin e tyre të nderit, të diskutohet për përgjegjësinë e Bogoevskit.

Por, njoftimi i Bogoevskit për dorëheqjen e tij pikërisht në atë moment vëri në dukje se ai kishte pritur që i tërë opinioni publikun ta sheh se deri kur do të shkojnë deputetët e DPMNE-së në arrogancën e tyre dhe “të shohin se bëhet për një fushatë dhe masa dhe aktivitete të orientuara për mbrojtjen e kryeministrit tuaj në arrati, Nikolla Gruevskit”.

Bogoevski gjithashtu kishte një mesazh të veçantë për mediat, të cilat i porositi se “tashmë nuk është çështja nëse Pavle Bogoevski ka legjitimitet për të udhëhequr komisionin i cili do ta revokojë mandatin e Nikolla Gruevskit, as nëse Pavle Bogoevski duhet të vazhdojnë të jetë deputet. Tani çështja është vallë deputetët nga VMRO-DPMNE do të tregojnë një grimë etikë dhe moral, për çka me arrogancë të madhe janë lavdëruar gjatë këtyre dy javëve, dhe vallë do ta mbrojnë kriminelin e arratisur Nikolla Gruevski, ose do t’ia revokojnë mandatin”.

Pas përfundimit të seancës së Komisionit, propozimi për revokimin e mandatit shkon në rend të ditës në seancë plenare të Kuvendit, ku nevojitet që të paktën 80 nga 120 deputetë të votojnë “PËR”.

Pavle e paralajmëroi dorëheqjen e tij, por theksoi se ajo do të vlejë pas votimit për revokimin e mandatit të Gruevskit.

Gruevski kërkohet për rrezikimin e rendit kushtetues

Nikola Gruevski, në një nga proceset që Prokuroria speciale publike i udhëheq kundër tij, u dënua me dy vjet burg. Përveç kësaj, Prokuroria publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit e mban të dyshuar për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues, gjegjësisht se është njëri nga organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit 2017, kur një grup i dhunshëm hyri në Kuvend dhe i sulmoi fizikisht deputetët e përbërjes së parlamentare.

Por, siç tha para pak kohe prokurorja në Prokurorinë publike të Maqedonisë, Vilma Ruskoska, selia e Interpolit pa shpjegim “rrefuzon të shpallë urdhër-arrest ndërkombëtar“ për të arratisurin nga drejtësia. Pak ditë më vonë, Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, shpjegoi se urdhër-arresti me të gjitha dokumentet mbështetëse është dorëzuar, ndërsa Interpoli “ende është duke bërë disa hetime”.

Pikërisht Pavle Bogoevski ishte njëri nga deputetët i cili e gjend, në plotë kuptimin e fjalës, në qendër të goditjeve të dhunuesve në ngjarjet e 27 prillit, para dy vitesh.

Simbolika e revokimin e mandatit të Gruevskit, publikimi i urdhër-arrestit ndërkombëtar dhe përfundimisht burgosja e tij në Idrizove të Shkupit, ka rëndësi të jashtëzakonshme për publikun kritik në Maqedoni. Për shumicën, kjo do të thotë përmbushje përfundimtare e drejtësisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews