Ballina Lajme Publikohen përsëri pamjet se si humbi jetën Komandant Shqiponja (VIDEO)

Publikohen përsëri pamjet se si humbi jetën Komandant Shqiponja (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Dje, pasi publikoi video nga vr*asja e komandant Shqiponjës, profili i Sheqerim Ahmedit, me nofkën “El-Cheka” u bll*okua, por sot është zhbllokuar sërish, e më të është bërë publik edhe video, transmeton Gazeta Ekspress

Ngjarja ka ndodhur më 23 korrik të vitit 2015 në Kumanovë gjatë garës për kryetar të BDI-së, ku si pasojë u pla*gos pretendenti kryesor për kryetar dege Xhemail Rexhepi i cili më pas nuk u mbijetoi dot plagëve.

https://www.facebook.com/dan.dervishi.5/videos/451663232325498/

Incidenti ka ndodhur në një lokal afër fakultetit të USHT-së në Kumanovë, ku Rexhepi është dashur të takohet me Bajram Limanin, që të koordinohen lidhur me zgjedhjen e kryetarit.

Ndryshe, Limani është i dysh*uari kryesor për vr*asjen e Rexhepit, derisa ai pati thënë se ishte në vetëmbrojtje.

Sheqerim Ahmedi, i njohur si “El-Cheka” i lindur dhe rritur në Kërçovë të Maqedonisë, tani gjendet përtej oqeanit Atlantik, në Amerikë, nga ku po publikon përgjime të ndryshme telefonike të funksionarëve të BDI-së.

“El-Cheka-s” disa herë me radhë i janë mbyllur profilet dhe faqet që hapte në Facebook, me qëllim që ta ndalojnë nga publikimi i përgjimeve të funksionarëve të BDI-së që ai i posedon.

Ndaj tij është ngritur edhe pa*di nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, për posedim dhe publikim të pali*gjshëm të materialeve të përgjuara.

Megjithatë, Ahmedi në disa video të publikuara në facebook, ku u drejtohet ndjekësve të tij dhe funksionarëve të BDI-së, thotë se ka arritur marrëveshje me federalët amedikan dhe se publikimi i përgji*meve do të vazhdojë deri sa të ketë rigjy*kim për rastin e Kumanovës dhe shumë rasteve të tjera të mon*tuara politikisht, kundër shqiptarëve në Maqedoni.

/GazetaExpress/