Ballina Aktualitet Lajme Në Shkup po mbahet protesta për drejtësi, protestuesit drejt Parlamentit / LIVE

Në Shkup po mbahet protesta për drejtësi, protestuesit drejt Parlamentit / LIVE

Në Shkup ka filluar protesta kundër rasteve të montuara për shqiptarët dhe diskriminimit. Këshilli për protestat i përbërë nga familjarë të të dënuarëve me burgje të përjetshme dhe rastet e tjera kanë bërë thirrje që masivisht të përkrahet kjo protestë përmes së cilës do të kërkohet hetim ndërkombëtar për rastet e montuara.
Protestuesit nga Sheshi Skenderbeu kanë marshuar drejt Kuvendit ku kanë përcjellë porositë e tyre.

“Në emër të Këshillit  Protesta të familjarëve të dënuarve me burgje të përjetshëm dhe jo vetëm, u bëjmë thirrje faktorit nderkombetar per ndricimin e rasteve te montuara. Diktaturat rrëzohen vetëm në rrugë. Lejoni djemtë dhe vajzat e juaj-ja, që të protestojnë, pasi vetëm duke protestuar ata do të burrërohen. Protestoni të gjithë ju që mendoni se po na merr lumi. Ato që mendojnë se janë mirë, le të rrijnë në shtëpi dhe le të bëjnë patriotin e kabinetit dhe të internetit. Mirë u pafshim në protestë, burrnesha e burra.”, thuhet në thirrjen e këshillit të protestës. Kjo protestë ka marrë mbështetjen e shumë veprimtarëve dhe shoqatave nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora.

https://www.youtube.com/watch?v=FYmry97KOXM

@tn.lajmelokale
@tetovanews