Ballina Aktualitet Lajme Sela: Përplasja LSDM-Bashkimi Demokratik për Integrim është e orkestruar – shqiptarët e...

Sela: Përplasja LSDM-Bashkimi Demokratik për Integrim është e orkestruar – shqiptarët e kanë kuptuar lojën (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka komentuar përplasjet e fundit mes funksionarëve të LSDM-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. Në një intervistë për gazëtën LAJM, Sela ka thënë se “grindjet” mes partnerëve të koalicionit janë të orkestruara dhe bëhen për të përfituar sa më tepër vota nga shqiptarët. Megjithatë, kreu i ASH-së, beson se elektorati shqiptarë i ka kuptuar lojërat e Bashkimi Demokratik për Integrim dhe LSDM-së dhe më 12 prill do të votojë opozitën e bashkuar shqiptare. “Nuk është mirë kur partnerët e koalicionit bëjnë lojëra politike për të joshur elektoratin. Kjo situatë dhe përplasja e mirë orkestruar nga krerët e këtyre dy partive që të përfitojnë nga njëri-tjetri, nga kjo përplasje fitojnë vota shqiptarësh, këtu është problem, është e orkestruar mirë.

Nënkryetari i LSDM-së akuzat ndaj Bashkimi Demokratik për Integrim i ka të orkestruara vetëm me qëllim të mbajtjes së atij trupi votues shqiptarë që e votoi LSDM-në në vitin 2016 kundër Bashkimi Demokratik për Integrim, jo për LSDM-në. Nga ana tjetër, Bashkimi Demokratik për Integrim çdo herë ka bërë patriotin fakultativ, me korespodencë. Dje i përqafuar me brat Luben për zgjedhjet lokale, Ali Ahmeti bashkë me këta, kurse tani që po vijnë zgjedhjet parlamentare dhe e dijnë që nuk do e gjëjnë shpëtimin tek votuesit maqedonas, tani këta patriotët fakultativë do të marrin në dorë flamurin kombëtarë dhe shesin moral. Është e orkestruar për të marrë çfarë mundën nga votat e shqiptarëve. Por, shqiptarët janë vetëdijësuar dhe më 12 prill do ta votojnë Aleancën për Shqiptarët, opozitën e bashkuar”, tha Sela në interevistën e tij për gazetën LAJM. Prononcimin e Ziadin Selës për përplasjet mes LSDM-së dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, mund ta ndiqni nga minuta 5:40 e intervistës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews