Ballina Aktualitet Një grup të rinjsh protestuan në shesh, Rama u nxjerr gishtin e...

Një grup të rinjsh protestuan në shesh, Rama u nxjerr gishtin e mesit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e djeshme në sheshin “Skënderbej”, së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, për të mirëpritur festat e dhjetorit me ndezjen e dritave të pemës.

Mirëpo Rama u has me protestën e një grupi të rinjsh, me pankarta dhe pemë simbolike, në lidhje me keqpërdorimin e parave në një kohë kur vendi është prekur nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

Kreu i ekzekutivit reagoi duke u nxjerrë gishtin e mesit, pavarësisht faktit se ishte i rrethuar nga dhjetëra fëmijë që kënduan “Merry Christmas” në vigjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Gjesti i tij ka tërhequr edhe vëmendjen e kreut të Forumit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. “Ky është kryeministri i Shqipërisë, që i nxjerr gishtin e mesit qytetarëve të Tiranës, në veçanti rinisë! Pa fjalë!”-ka shkruar Këlliçi në “Facebook”.


https://youtu.be/T4kpuYffpzI

@tn.lajmelokale
@tetovanews