Ballina Aktualitet Opinione Lutja e Artan Fugës: Pres që të na pushtojnë alienët, pushtetin ta...

Lutja e Artan Fugës: Pres që të na pushtojnë alienët, pushtetin ta drejtojnë jashtëtokësorët. Mos më përbuzni edhe nëse jam çmendur

Artan Fuga ka bërë një shkrim ku ka paralajmëruar ardhjen e alienëve.

Ndërkohë, ai kërkon që mos paragjykohen filozofët të cilët shpesh herë konsiderohen si “të çmendur”.

Ndër të tjera, Fuga shkruan:

“Pse nuk duhet të neglizhojmë çdo të çmendur!

————
Në lëndën e epistemologjisë të medias, bashkëbisedoja me studentët për teoritë logjike të Witgensteinit. Ku ai thotë se vetëm zakoni na bën të besojmë kot dhe pa asnjë arsye se ajo që ekziston tani do të ekzistojë edhe pas një sekonde.

Shohim Malin e Dajtit. Kthejmë vështrimin në drejtim të Durrësit. Dhe besojmë pa pikë dyshimi, por pa provë, se përsëri po t’a rikthejmë kokën andej Mali i Dajtit do të jetë po atje dhe nuk do të jetë tretur në dhé.

Hapim derën dhe dalim në korridor me bindjen pa asnjë arsye sikur korridori që kemi lënë atje pas dere prej një ore gjendet po aty. Dhe dalim pa menduar ku vemë këmbën.

Shohim qytete pa këmbë njeriu, i rrimë njeri tjetrit larg, kemi frikë t’u afrohemi të tjerëve nga frika se të tjerët janë vetë vdekja!!!

Cudi më të madhe nuk do të kishim imagjinuar. Po të na e thoshte dikush këtë para tre muajsh do t’a merrnim për të cmendur.

Prandaj nuk thoshte kot ai filozofi i madh Bergsoni, mos i përbuzni të cmendurit!!! Nuk i dihet!

Asgjë e pabesueshme nuk është më e pabesueshme!!!

Unë ajo që pres tani pas kësaj gjendjeje apokaliptike është mbërritja e alienëve.

Të vijnë vizitorët të pushtojnë Planetin.

Të vendosin pushtetin e tyre dhe të vazhdojë jeta e drejtuar nga jashtëtokësorë!

Vetëm kjo do të ishte tanimë një çudi më e madhe sesa kjo që përjetojmë.

Një ëndërr, një halucinacion, një çmenduri.

Por, ja që duhet ta jetojmë! Të adoptohemi!

Witgenstein sa janë mobilizuar kundër teje!

Ti ke pasur të drejtë!

Ti edhe Spinoza shekuj para teje! Njeriu ndihet mirë kur jeta përsërit veten e vet, e njeh sepse është e zakonshmja. Dhe pret të zakonshmen. Njeh atë që ka qenë!

Sikur ajo që ka qenë do të vazhdojë të jetë!

Epooo, ja që nuk është veçse një besim, një paragjykim.

Cuditë na presin!”, nënvizon Fuga. (TemA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews