Ballina Aktualitet Me vajzën dhe bashkëshorten, Albin Kurti bën urimin e veçantë në ditën...

Me vajzën dhe bashkëshorten, Albin Kurti bën urimin e veçantë në ditën e fundit të vitit

Albin Kurti ka publikuar në rrjete sociale një foto mjaft të veçantë me bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Ish-kryeministri i Kosovës ka bërë urimin special në këtë virgjilje të vitit të ri, vit me shumë sfida për të nga ana personale dhe profesionale.

Kreu i vetëvendosjes i uron një vit sa më të mbarë gjithë miqvë dhe mbështetësve të tij, duke shpresuar që 2021 do të jetë ndryshe në çdo aspekt.

“Me dëshirë dhe shpresë për një Vit vërtet të Ri, të gjithë Juve dhe të dashurve Tuaj: Gëzuar 2021!”, shkruan ai krahas fotos.

Kujtojmë që në fillim të vitit 2021 në Kosovë do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme për qeverinë e re, ku padyshim Kurti është një nga favoritët për t’u bërë sërish kryeministër.

@tn.lajmelokale
@tetovanews