Ballina Argëtim Habit këngëtarja shqiptare: Kënga e radhës, dedikim për të dashurën e ish-të...

Habit këngëtarja shqiptare: Kënga e radhës, dedikim për të dashurën e ish-të dashurit tim (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Abc ka qenë e ftuar Kleoniki Delijorgji. E kemi parë si modele, ka qenë më e bukura e Shqipërisë në vitin 2012 (Miss Shqipëria 2012), por tashmë ajo ka vendosur t’i dedikohet muzikës.

Vitin që lamë pas, ajo publikoi edhe këngën e saj të parë të titulluar “Purified”, teksa ka thënë që është duke përgatitur albumin e saj dhe shumë shpejt do ta publikojë.

Kleoniki ka dhënë disa detaje për këngët që do të lançojë së shpejti dhe një ndër to do të jetë dedikim për të dashurën e ish-të dashurit të saj.

https://youtu.be/THVQTDKd48M

“Dashuria e vërtetë është diçka shumë e rrallë dhe jo të gjithë njerëzit e njohin atë lloj dashurie. Shumica e njerëzve mendojnë që dashuria është që të ndjesh për një person, por jo dashuria e vërtetë pa kushte është që nuk të intereson nëse personi është me ty apo jo, por rëndësi ka që ai personi të jetë mirë.

Kjo është një dashuri që unë e kam ndjerë dhe jam shumë mirënjohëse. Jam shumë e lumtur tani për atë dhe të dashurën e tij. Kënga ime tjetër në fakt quhet “Goddess like me” domethënë, “Perëndeshë si unë” dhe e kam shkruar për të dashurën e atij”, është shprehur Kleoniki Delijorgji. /abcnews.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews