Ballina Argëtim Ramush Haradinaj këndon para fëmijëve në “debat” (VIDEO)

Ramush Haradinaj këndon para fëmijëve në “debat” (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Për netët festive, televizionet mundohen të sjellin programet më të mirat dhe dukuritë më të pazakonta.

Gjatë natës së parë festive në RTV Dukagjini, mysafir i fëmijëve ishte kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj pos që iu është përgjigjur pyetjeve plot kureshtje të fëmijëve, nuk ka ngurruar që t’ua plotësojë edhe kërkesën e tyre për të kënduar.

Mirëpo, Haradinaj i cili zakonisht këndon këngën “Ka po shkon moj zanë”, kësaj radhe para fëmijëve ka zgjedhur diçka tjetër.

Sigurisht se fëmijët mbeten të kënaqur nga performanca e ish-kryeministrit Haradinaj./Telegrafi/