Ballina Top Lajm “I mundësoi botës të dëgjonte muzikë”/ Ndërron jetë në moshën 94-vjeçare shpikësi...

“I mundësoi botës të dëgjonte muzikë”/ Ndërron jetë në moshën 94-vjeçare shpikësi i kasetës audio dhe CD

Ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare shpikësi i kasetës audio dhe pionieri i CD teknologjisë, Lou Ottens.

Ottens, që në rininë e hershme kishte dëshirë të bëhej inxhinier, filloi të punojë për Philips në vitin 1952, ndërsa tetë vite më vonë, arriti të jetë në krye të kësaj kompania. Brenda një periudhe njëvjeçare, ai dhe ekipi i tij prodhuan incizuesin e parë të audio kasetës dhe shumë shpejt arriti të shiste plot një milionë copë.

Dy vite më vonë, Ottens modifikoi magnetofonin duke e e bërë të përshtatshme dhe për audio kasetat. Ndërsa shumë vite më pas, Ottens filloi të prodhonte teknologjinë CD, për kompanitë Sony dhe Philips, duke shitur më shumë se 200 miliardë CD.

Ottens u pensionua në vitin 1986, e që atëherë ka refuzuar të marrë pjesë në zhvillimin e mëtejshëm të kësaj teknologjie, që i mundësoi miliarda njerëzve të dëgjonin muzikë.

Artikulli paraprakGreqia do të rihapë sektorin e turizmit në 14 maj, ja kushtet
Artikulli tjetërDua Lipa në kopertinën e “The New York Times”