Ballina Argëtim Dua Lipa në kopertinën e “The New York Times”

Dua Lipa në kopertinën e “The New York Times”

Këngëtarja e famshme botërore me prejardhje nga Kosova Dua Lipa është bërë pjesë e kopertinës së revistës prestigjioze amerikane “The New York Times”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dua duke shpërndarë fotografi të cilat do të publikohen në numrin e datës 14 mars të gazetës së përditshme.

Këngëtarja 25 vjeçare shfaqet në fotografi me veshje serioze dhe elegante.

Kujtojmë se albumi i fundit i saj “Future Nostalgia” është bërë më i transmetuari për tri javë rresht në Spotify duke lënë kështu mbrapa edhe albumin e këngëtarit të famshëm amerikan The Weeknd “After Hours”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews