Ballina Top Lajm Luran Ahmetit i jepet lamtumira e fundit (VIDEO)

Luran Ahmetit i jepet lamtumira e fundit (VIDEO)

Ikja e Luran Ahmetit e ka lënë Teatrin Shqiptar në Shkup dhe kinematografinë shqiptare pa një prej emrave emblemë. 46-vjeçari që nuk arriti të fitojë betejën me Kovid 19 ishte personazh i dashur për publikun. Ai ishte personazh i njohur për teatrin, ndërsa për publikun e gjerë u bë i njohur sidomos me pjesëmarrjen në serialin “O sa mirë”. Ai gjithashtu mori pjesë në disa filma dhe seriale në Turqi, ku është i njohur roli i tij në serialet Lugina e Ujqëve – Kurthi dhe Sulltani Madhështor. Ai kishte role të spikatura në filmat “Bal-Can-Can”, “Taken 2” e “Limonata”. Luran Ahmeti ishte një nga emrat më të njohur të botës së artit teatror e kinematografike.

Luran Ahmeti ishte pjesë e Teatrit Shqiptar në Shkup. Ndoqi studimet në Fakultetin e Arteve të Dramaturgjisë. Pesë ditë më parë, nga llogaria e tij në Facebook, Ahmeti kishte bërë shkrimin efundit. Ai kishte shkruar se periudha në të cilën jetojmë shquhet nga snobizmi – termi pezhorativ për personin që beson se ka ndërlidhje mes statusit shoqëror dhe vlerës njerëzore. I njohur për thumbat e tij kritikë në adresë të politikës shqiptare, ai së fundmi pati bërë thirrje që shqiptarët të merrnin pjesë masivisht në procesin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

Për ikjen nga kjo botë të Ahmetit ka pasur shumë reagime, sidomos nga bota e artit, të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe trishtimin për këtë humbje të madhe. /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews