Këngëtarja e famshme shqiptare, Anxhela Peristeri, e cila do të jetë përfaqësuese e Shqipërisë në “Eurovizion” së fundmi ka dhënë një intervistë edhe për mediat greke.
Gjatë një interviste për “ERT 1”, ajo ka folur për karrierën e saj në Greqi, dhe ka rrëfyer për herë të parë se ka rrënjë greke, pasi stërgjyshi i saj ka qenë grek.
“Stërgjyshi im ishte grek prandaj dhe mbiemri im është grek Peristeri. Kam bashkëpunuar me Paolën, Andoni Remon që e dua shumë. Fillova në fillim me Valantin pastaj me Elena Papadopoulou. Shqipëria për mua është atdheu im, këtu u linda , këtu u rrita, këtu u bëra e njohur, më mbështetën njerëzit dhe akoma më mbështesin. Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur. Aty kam miqtë më të shumtë sepse jetova aty vitet më të mira’’, ka thënë këngëtarja.










![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)



