Ballina Aktualitet Mediat e Erdoganit/ Si e ndërpreu avioni ynë në Tiranë konferencën e...

Mediat e Erdoganit/ Si e ndërpreu avioni ynë në Tiranë konferencën e komisionerit për zgjerim (VIDEO)

Mediat turke i kanë kushtuar vëmendje reklamës falas që u bë në Tiranë për Turkish Airlines në prani të kryeministrit shqiptar dhe përfaqsuesit të Brukselit.

Konferenca e përbashkët për shtyp e komisionerit të BE për zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe Edi Ramës në Rinas u ndërpre papritur për disa çaste.

Ishte komisioneri që ndaloi fjalën e tij nga zhurma që po shkaktonte avioni i “Turkish Airlines” aty pranë.

E për ta bërë edhe më të dukshëm për kamerat incidentin, avioni turk kaloi në mënyre precize paralel nga prapa kryeministrit dhe komisionerit në një klishe që u përhap më pas ngado.

Por Drejtori i Përgjithshëm i Turkish Airlines, Bilal Ekşi, e vleresoi rastin e kalimit të një avioni të kompanisë gjatë konferencës si të rastësishëm, transmeton turkja Anadolu Agency (AA).

“Ekşi, në deklaratën e bërë në Twitter tregoi se si kompania ajrore që fluturon në më së shumti vende në botë, është bërë “mysafir rasti” i konferencës për media të Kryeministrit të Shqipërisë mike dhe vëllazërore, Edi Rama” shkruan Anadolu Agency .

“Besoni se nuk kishim qëllim publiciteti”, tha Ekşi.

“Ju kërkojmë ndjesë, të presim pak, e kemi linjën ajrore te Turqisë, Turkish Airlines”, tha komisioneri evropian kur ndërpreu fjalën e tij në incidentin e rastësishëm që sot është bërë temë e mediave turke./LAPSI.AL

@tn.lajmelokale
@tetovanews